Sport

Sassuolo bën me “zemër” Napolin, merr një pikë dhe në fund i anulohet gol

1 Dhjetor 2021, 22:00 Nga DOSJA
Sassuolo bën me “zemër” Napolin, merr një pikë

ITALI- Pas fitores ndaj Milanit, këtë herë Sassuolo ia del të marrë një pikë ndaj Napolit kryesues. Në javën e 15-të të Serie A takimi përfundoi me shifrat 2-2 duke dhuruar emocione të mëdha. Një pjesë e parë pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Napoli shënoi dy gola në minutat 51′ dhe 59′ me Fabian Ruiz dhe Mertens.

Kur gjithçka u duk e mbyllur, Sassuolo shënoi fillimisht me Scammacan në minutën e 71′, ndërsa Ferrari në minutën e 89′ do të barazonte takimin. Megjithatë jo çdo gjë do të mbyllej sepse Defrel shënoi në minutat shtesë, por VAR dalloi një faull ndaj Rrahmanit. 3 pikë të hedhura dëm për Napolin që sheh Milanin dhe Interin ti afrohen në klasifikim.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport napoli sassuolo napoli sassuolo

Sondazh

Poll