Sport

Ibrahimovic “snajper”, Messias kthehet në fenomen: Milan tris Genoas së Shevës

1 Dhjetor 2021, 21:51 Nga DOSJA
Ibrahimovic “snajper”, Messias kthehet në fenomen: Milan tris

ITALI– Milan rikthehet të fitorja pas dy humbjeve rradhazi. Në javën e 15-të të Serie A kuqezinjtë fitojnë 3-0 ndaj Genoas drejtuar nga Shevchenko. Kuqezinjtë e zgjidhën shpejt ndeshjen kur në minutën e 10-të, Ibrahimovic nga një goditje dënimi u tregua i saktë duke lënë të palëvizur Sirigu-n.

Një realizim që bëri me krahë skuadrën e Piolit dhe nuk lejoi asnjë iniciativë të Genoas. Goli i dytë do të vinte në minutën e 45′ nga Messias falë një goditje të saktë me kokë, duke dërguar skuadrën me një moral më të lartë në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, takimin e vulosi përsëri Messias që në të 61-tën do të shënonte golin e tretë për Milanin,duke u kthyer në njeriun vendimtar, pas golit të fitores në Champions League ndaj Atletico Madrid. Me këtë sukses, Milan mban vendin e dytë dhe shkon në kuotën e 35 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport genoa milan genoa milan

Sondazh

Poll