Politike

Burg për shitblerje votash, Çollaku: ‘Peshkaqenët’ janë ende në det të hapur

1 Dhjetor 2021, 16:38 Nga DOSJA
Burg për shitblerje votash, Çollaku: ‘Peshkaqenët’

TIRANË – Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku i konsideroi “ushtarë të vegjël” Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të cilët u dënuan me 1 vit për korrupsion aktiv para zgjedhjeve të 25 prillit.

Në rrjetet sociale, Çollaku shtoi se organizatorët e skemës së vjedhjes së votave të 25 prillit janë ende të lirë.

POSTIMI I KRESHNIK ÇOLLAKUT:

Sot edhe pse nuk kemi sigurine nese eshte e sinqerte apo propogandistike ,nje levizje e tille duhet pershendetur dhe inkurajuar,duke mos harruar se peshqit e medhenj dhe peshkaqenet e blerjes se votave,grabitjes se pushtetit te votuesve dhe legjitimitetit popullor ne qeverisje jane ende ne det te hapur e te pa prekur.

Denis Xholi dhe Albjon Çeku u arrestuan në 23 prill pasi u ndaluan nga militantë të Partisë Demokratike në Maqellarë me pretendimin se po ofronin ryshfet për të siguruar vota për Partinë Socialiste. Policia gjeti në makinën e tyre 500 mijë lekë dhe fletë votimi. Shtabi elektoral socialist në Dibër u shpreh se Çeku ishte militant i LSI-së, ndërsa kryeministri Rama deklaroi atë kohë se gjithçka ishte inskenim për të dëmtuar Partinë Socialiste.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albjon ceku denis xholi kreshnik çollaku albjon ceku denis xholi kreshnik çollaku

Sondazh

Poll