Politike

Foltorja i përgjigjet Bashës: Halli i demokratëve, pazaret e tua me Ramën

1 Dhjetor 2021, 19:51 Nga DOSJA
Foltorja i përgjigjet Bashës: Halli i demokratëve, pazaret e tua

TIRANË – “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha i kundërpërgjigjet kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e konsideruar fajtorin kryesor për humbjet e njëpasnjëshme të selisë blu në zgjedhje duke i dhënë mandatin e tretë qeverisës Partisë Socialiste. Drejtoresha e Komunikimit në iniciativën e Berishës, Floriana Garo shkruan në profilin e saj se “kuvendi i 11 dhjetorit do të shënojë fundit e pazareve Rama-Basha”.

POSTIMI I FLORIANA GAROS:

Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës. Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit! Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor, i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve, do të shënojë fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD-je më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal sot në Tropojë, ku akuzoi kreun e PD-së Basha se po mbledh firma për organizimin e Kuvendit të 18 dhjetorit, si dhe po ofron poste në qeverinë e Ramës. Më pas, Basha u kundërpërgjigj se interesat e një individi (në këtë rast, Berishës) nuk mund të dalin mbi interesat e demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë.

LAJMI KRYESOR: Berisha në Tropojë: Basha mbledh firma për Kuvendin,ofron vende pune e poste te Rama

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike floriana garo foltorja e berishes kuvendi i 11 dhjetorit lulzim basha floriana garo foltorja e berishes kuvendi i 11 dhjetorit lulzim basha

Sondazh

Poll