Politike

Akuzat e Berishës, Basha: Interesi i një njeriu s’fiton mbi interesat e demokratëve

1 Dhjetor 2021, 19:01 Nga DOSJA
Akuzat e Berishës, Basha: Interesi i një njeriu s’fiton mbi

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti sërish sot interest e simpatizantëve dhe anëtarëve të PD-së nuk mund të mposhten nga interesat e një individi. Kryedemokrati iu përgjigj në këtë mënyrë ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka nisur aksionin për ta shkarkuar nga pozita e kryetarit të partisë.

Në profilin e tij në “Twitter”, Basha publikoi një pjesë të intervistës së djeshme në “ABC News”, ku theksoi se çdo individ, pavarësisht kontributeve të tij, interesi i tij nuk mund të fitojë mbi atë të demokratëve të thjeshtë.

Interesi i një njeriu nuk mund të mbizotërojë mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. @pdshqiperi është e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë ??#NjëPartiNjëKuvend #18Dhjetor pic.twitter.com/c9c071zIO5

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 1, 2021

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së në 9 shtator si pasojë e shpalljes “non-grata” nga SHBA, mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka nisur një luftë e ashpër politike. Ish-lideri i PD-së akuzon Bashën se po bashkëpunon me kryeministrin Rama për të shkatërruar opozitën, ndërsa Basha e ka konsideruar Berishën si pjesë të trekëndëshit të korrupsionit politik në Shqipëri së bashku me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Ai dhe Berisha kanë shpallur mbajtjen e dy kongreseve (11 dhjetor nga Berisha dhe 18 dhjetor nga Basha).

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga “Foltorja” në Tropojë se Basha mbledh firma për Kuvendin e 18 dhjetorit dhe se po ofron poste në qeverinë e Ramës.

LAJMI KRYESOR: Berisha në Tropojë: Basha mbledh firma për Kuvendin,ofron vende pune e poste te Rama

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha foltorja per pd sali berisha kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha

Sondazh

Poll