Politike

VD-Ndarja Veri-Jug, Berisha: Rama iu ka vënë vizën ju, unë do të luftoj përçarjen

1 Dhjetor 2021, 15:52 Nga DOSJA
VD-Ndarja Veri-Jug, Berisha: Rama iu ka vënë vizën ju, unë

TROPOJË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij në krye të detyrës se nuk ka investuar në veri të vendit, duke u shprehur se e gjitha është bërë për diskriminim. Në fjalën e tij, në “Foltoren” e Tropojës, Berisha tha se edhe taksa e rrugës së Kombit ishte një nga masat e marra. 

“Në 8 vite Shqipëria ka kaluar nga një rekord i zi në një tjetër. Në 8 vite Veriu i Shqipërisë u diskriminua më shumë se çdo pushtues i të gjitha kohërave. Pothuajse asnjë investim. Edi Rama një armik i egër vuri dhe taksën me rrugën e Kombit. Iu vuri vizën ju, Rama i vuri taksë Veriut dhe Kosovës. Unë do të luftoj përçarjen dhe do të bëj gjithçka që të jemi të bashkuar. Në 8 vite u varfëruan qytetarët. Rama njësoj si Enver Hoxha po bën gjithçka që të vendosë Shqipërinë nën diktatin e Serbisë,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha në vendlindje, foltore me demokratët e Tropojës, masa të forta sigurie

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne tropoje aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne tropoje

Sondazh

Poll