Politike

Vendosja në skenë e komedisë ‘Prefekti’, Berisha: Vepër terroriste e vënë nga Rama

1 Dhjetor 2021, 18:11 Nga DOSJA
Vendosja në skenë e komedisë ‘Prefekti’, Berisha:

TROPOJË- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për vendosjen në skenë të komedisë ‘Prefekti’, duke u shprehur se është vendosur me urdhër të pasardhësit të tij Edi Rama. Gjatë foltores së sotme në Tropojë, Berisha ka thënë se ajo komendi është vepër terroriste në rrafshin psikologjik.

Pardje deputeti socialist vendos në Facebook portretin e Enver Hoxhës. Xhelat si Enver Hoxhën shqiptarët nuk kanë pasur në tërë historinë e tyre. Dje vihet në teatër me porosi të Ramës komedia Prefekti. Ajo komedi çdo emër dhe çdo personazh e ka njeri real. Nëse lexoni një kryevepër të Fatbardha Saraçit, një apoteozë e vërtetë për qëndresën e gruas shqiptare. Tregimi i saj për bashkëvuajtëset në kampe.

Aty do lexoni terrorin që ndjente Reshiti, djali i Qazim Mulletit fëmijë, i cili çdo të shtunë dëgjonte në radio komedinë terroriste ‘Prefekti’ dhe emrin e tij. Se si ai strukej. Tani Edi Rama urdhëron vënien në skenë të komedisë që është një vepër terroriste në rrafshin psikologjik. Kjo kërkon ridemensionim. Nuk e bënë gjermanët për Hitlerin një gjë të tillë. Por këtë e bënë Edi Rama, që ndihet zot derisa ne t’i tregojmë vendin,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha në vendlindje, foltore me demokratët e Tropojës, masa të forta sigurie

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll