Art&Argëtim

“Dhurata nga zemra”/ Shtëpia e Bardhë zbulon dekorimet për festat e fundvitit

1 Dhjetor 2021, 17:51 Nga DOSJA
“Dhurata nga zemra”/ Shtëpia e Bardhë zbulon dekorimet

Washington- “Dhurata nga zemra” është tema e Krishtlindjeve të para të Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Zonja e Parë Jill Biden këtë të hënë ka zbuluar dekorimet e Shtëpisë së Bardhë për festat e fundvitit. Dekorim që përfshin 78,750 drita festash, 41 pemë Krishtlindjesh, 1828 metra fjongo dhe më shumë se 10000 zbukurime.

Gjithashtu janë përdorur 25 kurora klasike që zbukurojnë fasadat e Shtëpisë së Bardhë, ku më shumë se 100 vullnetarë punuan për shtatë ditë për të dekoruar pjesën e brendshme dhe të jashtme të Shtëpisë së Bardhë.

Tema e këtij viti është “Dhurata nga zemra”. Ideja u frymëzua nga aktet e vogla të mirësisë dhe përvojës që ngritën moralin e vendit gjatë pandemisë. Në dekorimin e Shtëpisë së Bardhë zonja Biden është përpjekur të shfaqë shtyllat e akteve të vogla të mirësisë që përfshijnë besimin, komunitetin, familjen, miqësinë, mësimin, natyrën, mirënjohjen, shërbimin, paqen, unitetin dhe artet.

(A.T/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri dekorimet e shtëpisë së bardhë festat e fundvitit dekorimet e shtëpisë së bardhë festat e fundvitit

Sondazh

Poll