Art&Argëtim

Revista amerikane “Forbes” rendit Valbonën në 5 bukuritë natyrore të Ballkanit

1 Dhjetor 2021, 14:36 Nga DOSJA
Revista amerikane “Forbes” rendit Valbonën në 5

SHBA- Revista amerikane Forbes ka bërë një listë me 5 vendet natyrore më të bukura në Ballkan. “Forbes” ka renditur në listen e ngushtë edhe luginën e Valbonës si një prej bukurive natyrore të  Ballkanit. Në artikull Valbona krahasohet me Zvicrën dhe Austrinë.

“Majat e larta do t’iu sjellin ndërmend vargmalet e Zvicrës apo Austrisë, por në realitet gjenden në veriun e Shqipërisë,”- kshu e fillon shkrimin Forbes. Më tej Valbona vlerësohet jo vetëm për ekosistemin e mjedisit panoramic nga Dragobia në Valbonë, por parku është edhe shtëpia e shumë kafshëve.

Shkrimi i plotë: 

Majat e larta do t’iu sjellin ndërmend vargmalet e Zvicrës apo Austrisë, por në realitet gjenden në veriun e Shqipërisë. Nuk mungojnë fshatrat panoramikë për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia në Valbonë, por ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egër dhe të gjithë e quajnë parkun shtëpi.

Në listën me bukuritë natyrore të Ballkani bënin pjesë, Liqeni Kerkini në Greqi, Parku kombëtar i Pirin në Bullgari, Parku Kombëtar i Tara-s, Lugina e Valbonës në Shqipëri dhe Parku Kombëtar i Una-s në Bosnjë dhe Hercegovinë.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri 5 vendet me te bukura ne ballkan lugina e valbonës valbona 5 vendet me te bukura ne ballkan lugina e valbonës valbona

Sondazh

Poll