Art&Argëtim

Bora Zemani ende asnjë fjalë!Olsa i sulet Donaldit: Një burrë i vërtetë s’bën lojëra

1 Dhjetor 2021, 18:22 Nga DOSJA
Bora Zemani ende asnjë fjalë!Olsa i sulet Donaldit: Një

TIRANË– Kur aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj kanë vendosur që të shijojnë pëlqimin e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk ka ende asnjë reagim lidhur me çfarë po ndodh nga ish-partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani. Kur më herët ajo e shprehu publikisht se po e priste Donaldin jashtë, për një ribashkim të mundshëm me të, duket se tashmë nuk ka asnjë shans më.

Edhe pse moderatorja nuk ka reaguar ende, ka qenë autorja e Për’puthen, Olsa Muhameti ajo që ka folur në emër të saj, duke hedhur disa kunja ndaj aktorit. Ndërsa shpreh edhe mbështetjen e saj ndaj modetatores Zemani.

“Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurtë dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë”, shkruan ajo në Instastory. Ndërkohë që në postimin tjetër shprehet se mbështet Borën: Ajo është e veshur me fuqi, dinjitet dhe qesh pa frikën e asaj që rezervon e ardhmja.

Vetëm pak javë më parë, Donaldi e puthi Borën, e cila shkoi brenda shtëpisë për të takuar mikeshën e saj, Semi Jaupaj. Por nuk mbaroi këtu, pasi Donaldi për përvjetorin e lidhjes së tyre, ai i dërgoi Borës varësen e tij.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj olsa muhameti beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj olsa muhameti

Sondazh

Poll