Art&Argëtim

Operacioni doli me sukses, I dashuri i Adriana Matoshit: Faleminderit Zot

1 Dhjetor 2021, 13:13 Nga DOSJA
Operacioni doli me sukses, I dashuri i Adriana Matoshit: Faleminderit Zot

KOSOVË- Adriana Matoshi, artistja dhe deputetja kosovare ka përfudnuar me sukses operacionit që kishte ditën e sotme për heqjen e masës tumoriale në tru.

Ajo tha para disa ditësh se sëmundja ishte kthyer pas 9 vitesh sërish teksa përgatitej për ta fituar sërish këtë betejë. I dashuri i saj, Keith Groeneveld ka reaguar me anë të një postimi në Instagram ku tregon se gjithçka ka shkuar mirë dhe operacioni i Adrianës ka përfunduar me sukses. Ai ka falenderuar Zotin për lajmin e mirë që kanë marrë.

“Operacioni ishte i suksesshëm! Faleminderit Zot”, ka shkruar ai.

Matoshi tregoi me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” para disa ditësh se do t’i nënshtrohet një operacioni ditën e sotme duke shpresuar se do ta fitojë sërish betejën. Mbështetja nuk ka munguar nga miq dhe dashamirës të Adrianës ndërkohë që në Kosovë u mbajt edhe një marshim ditën e djeshme në nder të saj.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adriana matoshi keith groeneveld semundja e adriana matoshit adriana matoshi keith groeneveld semundja e adriana matoshit

Sondazh

Poll