Aktualitet

KLGJ vendos! Për 6 muaj i ulet paga me 20% gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahut

1 Dhjetor 2021, 12:04 Nga DOSJA
KLGJ vendos! Për 6 muaj i ulet paga me 20% gjyqtares së Elbasanit,

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu.

Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami tha gjatë mledhjes se KLGJ vendosi pranimin e masës disiplinore në masën 20% për një periudhë prej 6 muajsh. Fetahut do ti ulet paga në masën 20% për gjashtë muajt e ardhshëm.

Magjistratja akuzohet se ka marrë 2 mijë euro rryshfet për uljen e dënimit ndaj një të burgosuri, video e cila u transmetua në vitin 2017.

Pas publikimit të videos ish-Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedim penal ndaj gjyqtares dhe Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur pezullimin e saj nga detyra. Pasi Prokuroria për Krime të Rënda e ka pushuar procedimin për korruspion ndaj gjyqtares dhe ky vendim është miratuar nga gjykata, ILD e ka rifilluar hetimin disiplinor.

ILD ka konstatuar se edhe pse nuk provohet se gjyqtarja ka kryer akte korruptive, nga hetimi janë konfirmuar akte dhe sjellje diskredituese për figurën e magjistrates. Në kërkesën për procedimin e gjyqtares ILD shprehet se ajo ka zhvilluar takime jashtëgjyqësore me një palë ndërgjygjesë dhe ka përdorur shprehje te papërshtatshme për një gjyqtare, duke cënuar besimin e publikut tek drejtesia.

Sipas ILD-së Fetahu gjithashtu ka shkelur “normat e etikës së komunikimit me publikun.” ILD kishte propozuar si masë disiplinore ndaj Fetahut uljen e pagës në 40% për 1 vit.

(a.b)/dosja.al

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet pajtime fetahu pajtime fetahu

Sondazh

Poll