Aktualitet

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina merr përpara çiftin e të moshuarve

1 Dhjetor 2021, 12:16 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina merr

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Fushë-Krujë, ku një cift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur rëndë, për shkak se motori me të cilin ata udhëtonin është përplasur nga një automjet dhe për pasojë të moshuarit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/informacion paraprak

Më datë 01.12.2021., rreth orës 12:20 në Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin Sh. K., 65 vjeç., ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin B. Ll., 70 vjeç i cili udhëtonte me bashkëshorten shtetasen R. Ll., 68 vjeçe., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Qëndrën Shëndetësore Fushë Krujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll