Sport

Këshilli i Bashkimit Europian kundër Superligës, rezoluta në krah të UEFA-s

1 Dhjetor 2021, 05:49 Nga DOSJA
Këshilli i Bashkimit Europian kundër Superligës, rezoluta në

ZVICER – Këshilli i Bashkimit Europian shprehet kundër Superligës dhe është në anën e UEFA-s. Nyon njoftoi se sot “ministrat e sportit të BE-së kanë miratuar një rezolutë të Këshillit të Bashkimit Evropian për modelin europian të sportit.

Rezoluta, e miratuar unanimisht në emër të 27 vendeve anëtare, bën thirrje për forcimin e sportit të organizuar bazuar në vlerat evropiane dhe për ta mbrojtur atë nga kërcënimet si garat e mbyllura. Rezoluta vijon mbështetjen për modelin europian të sportit, të shprehur së fundmi nga Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian.

Rezoluta e Këshillit të BE-së është një moment historik, që do të formësojë sportin në dekadat e ardhshme. UEFA përshëndet vendosmërinë e ministrave europianë të sportit në arritjen e marrëveshjes dhe mirëpret idetë e Këshillit të BE-së për të ardhmen e politikës sportive në Europë”.

Shënimi vijon: “Është e rëndësishme të nënvizohet se rezoluta nënvizon gjithashtu se organizatat sportive duhet të vazhdojnë të përpiqen për një transparencë më të madhe dhe një qeverisje më të mirë, duke marrë gjithashtu parasysh një sërë reformash të mbështetura, ose të zbatuara tashmë nga UEFA.

Për më tepër, ajo kërkon një përfshirja e palëve të interesuara në proceset vendimmarrëse, veçanërisht ndaj mbështetësve dhe sportistëve. UEFA synon t’i hetojë këto çështje me aktorët kryesorë të futbollit në kuadër të Konventës për të ardhmen e futbollit europian”.

Ceferin është rezatues pas kësaj resolute, teksa është shprehur: “Është një deklaratë historike nga vendet anëtare të BE-së; nuk ka dyshim se Europa dhe sporti europian do të kenë sukses në mbrojtjen dhe promovimin e modelit tonë sportiv. Ne tani kemi një plan veprimi. Veprimi afatgjatë në niveli kontinental për të mbrojtur një projekt të bazuar në vlera, të integruar shoqërore dhe të hapur. Me mbështetjen e modelit tonë, futbolli europian do të mbetet shembulli kryesor.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bashkimi europian be do te diskutoj per certifikatat e vaksimit ceferin është rezatues pas kësaj resolute e miratuar unanimisht në emër të 27 vendeve anëtare është në anën e uefa-s këshilli i bashkimit europian kundër superligës për një transparencë më të madhe për ta mbrojtur atë nga kërcënimet si garat e mbyllura bashkimi europian be do te diskutoj per certifikatat e vaksimit ceferin është rezatues pas kësaj resolute e miratuar unanimisht në emër të 27 vendeve anëtare është në anën e uefa-s këshilli i bashkimit europian kundër superligës për një transparencë më të madhe për ta mbrojtur atë nga kërcënimet si garat e mbyllura

Sondazh

Poll