Sport

Atalanta është e frikshme, katër gola Venezia-s dhe sheh kreun në horizont

30 Nëntor 2021, 19:56 Nga DOSJA
Atalanta është e frikshme, katër gola Venezia-s dhe sheh kreun

ITALI-Atalanta ka shkatërruar me shifrat 4-0 Venezian në ndeshjen hapëse të javës së 15-të të Serie A. Skuadra drejtuar nga Gasperini nuk e diskutoi për asnjë moment suksesin.

Pasalic në minutën e 7′ do të shënonte golin e parë, ndërsa në të 12-tën do të ishte përsëri mesfushori kroat që do të vriste shpresat e lojtarëve të Venecias për të bërë diçka.Në pjesën e dytë, Koopmeiners trefishoi rezultatin me një gol mjaft të bukur nga distanca.

Ndërkohë, goditjen finale e dha Pasalic që vulosi rezultatin në 4-0, duke shënuar edhe tripletën personale.Në ndeshjen tjetër, Fiorentina përmbysi gjithçka kundër Sampdorias.

Miqtë gjetën avantazhin të parët me anë të Manolo Gabbiadinit, por avantazhi zgjati shumë pak. Callejon barazoi gjithçka në minutën e 23 të takimit, përpara se Vlahovic të çonte në avantazh vendasit.

Rezultatin e vulosi Ricardo Sottil në fundin e pjesës së parë, duke shënuar kështu edhe golin përmbyllës të takimit. Atalanta gjen fitoren e katërt radhazi dhe barazon në pikë Interin që do të luaj nesër në orën 18:30 ndaj Spezias. Fiorentina ndërkohë forcon pozitat në vendin e gjashtë me 24 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta fiorentina serie a atalanta fiorentina serie a

Sondazh

Poll