Sport

Shevchenko, mes emocioneve dhe profesionalizmit: Ndaj Milanit kërkoj një skuadër…

30 Nëntor 2021, 19:25 Nga DOSJA
Shevchenko, mes emocioneve dhe profesionalizmit: Ndaj Milanit kërkoj

GENOA– Klasifikimi nuk flet për skuadrën e Genoas, por kuqeblutë drejtuar nga Andriy Shevchenko do të bëjnë gjithçka për të ndalur Milanin në mesjavë. Ish-sulmuesi kuqezi, jep recetën lojtarëve të tij për të përballuar sa më mirë detyrën e vështirë.

“Genoa do të duhet të jetë shumë e motivuar – shpjegoi trajneri ukrainas në konferencën për shtyp – “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë sepse Milan është një ekip me cilësi. Për momentin na mbetet vetëm të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar dhe të kuptojmë gjendjen e tyre.”

Natyrisht një ndeshje ndryshe për ukrainasin, i cili si futbollist ka kaluar periudhën më të artë me fanellën e Milanit, madje duke fituar edhe “Topin e Artë”.Por trajneri i Genoas do të përpiqet të largojë gjendjen emocionale. “Do të përpiqem të kontrolloj ndenjat e mia, është pjesë e jetës të përballesh me këto sfida.

Unë jam profesionist dhe kam premtuar se do të jap 100% për Genoan. Do të bëj tifo për Milanin, por…jo kundër Genoas. Ata vijnë nga dy disfata radhazi, por luajnë futboll të mirë, krijojnë shumë raste.Edhe një herë falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë në Udine: Shpresoj që edhe me Milanin të jenë lojtari ynë i 12-të.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport genoa milan shevchenko genoa milan shevchenko

Sondazh

Poll