Sport

Festoi “Topin e Artë” me gjithë shokët e PSG, Messi përjashtoi vetëm njërin…

30 Nëntor 2021, 19:44 Nga DOSJA
Festoi “Topin e Artë” me gjithë shokët e PSG, Messi

PARIS– “# LM7”. Leo Messi fitoi Topin e Artë të shtatë, një ngjarje e jashtëzakonshme për argjentinasin që organizoi një festë luksoze në Paris, duke krijuar hashtag-un e tij të personalizuar dhe duke ftuar familjen, miqtë dhe të gjithë të dashurit.

Të gjithë përveç një, sipas fotove të postuara në rrjetet sociale. Shumëkush ka vënë re mungesën e Mauro Icardit dhe ëanda Naras, ku në vend të kësaj duket se kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë shokët e tjerë të PSG-së së bashku me partneret e tyre.

Sipas mediave argjentinase, nuk është rastësi që ëanda dhe Icardi nuk shfaqen në fotot e mbrëmjes kushtuar Leo Messit. “Icardi nuk u ftua për të festuar Topin e Artë të Messit – shkruante prezantuesi i njohur televiziv Angel Brito në Twitter – Të gjithë kolegët e tjerë, nga ana tjetër, po”.

Më pas prezantuesi argjentinas e rriti dozën duke publikuar një foto të PSG-së të ribashkuar. “ëanda nuk është në foto”. Në fakt, çifti e kaloi natën në shtëpi, ndërsa Icardi publikoi vetëm disa story në Instagram për Donnarumman dhe Messin, dy shokët e skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport icardi messi psg icardi messi psg

Sondazh

Poll