Sport

Cristiano Ronaldo, Krishtlindjet me familjen: ja me kë do t’i kalojë

30 Nëntor 2021, 18:48 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo, Krishtlindjet me familjen: ja me kë do t’i

ANGLI – Krishtlindjet e kaluara, Cristiano Ronaldo i kaloi pushimet në Dubai, në shoqërinë e Georginas dhe familjes së saj. Ai u qetësua, duke përfituar nga ndalesa e kampionatit italian dhe mori pjesë në “Globe Soccer Awards”, event që u zhvillua në Dubai, ku u shpall lojtari i shekullit.

Por këtë vit kampioni portugez do të detyrohet të ndryshojë zakonet e tij. Rikthimi në Manchester, angazhimet e ngjeshur në Premier (kalendar përfshin ndeshjet kundër Newcastle, të planifikuara për në 27 dhjetor dhe Burnley në 30) do të kërkojnë një Krishtlindje pa shumë lulëzime.

CR7 do të qëndrojë në Manchester, do të vazhdojë stërvitjen dhe do të shmangë udhëtimet. Por jo për të festuar Krishtlindjet me familjen. Në krah të tij, përveç partneres Georgina, shtatzënë me binjakë, do të jetë edhe motra e tij Katia Aveiro, e cila do të largohet nga Brazili për t’iu bashkuar vëllait të saj, Cristiano.

Këngëtarja e shpalosi destinacionin e saj, në një transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve. “Nëse situata e lejon dhe variantet na lejojnë të udhëtojmë, ne do të shkojmë në Manchester”. Së bashku me Katian do të jetë bashkëshorti, dy fëmijët, vëllezërit Hugo dhe Elma dhe mamaja e tyre Dolores.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport cristiano ronaldo cristiano ronaldo i portugalisë cristiano ronaldos dhe jorginhos demtohet cristiano ronaldo krishtlindjet e kaluara cristiano ronaldo cristiano ronaldo i portugalisë cristiano ronaldos dhe jorginhos demtohet cristiano ronaldo krishtlindjet e kaluara

Sondazh

Poll