Sport

Mashtrimi me shit-blerjet në Itali, Juventusi mban rekordin…

30 Nëntor 2021, 16:55 Nga DOSJA
Mashtrimi me shit-blerjet në Itali, Juventusi mban rekordin…

ITALI – Tashmë janë disa skuadr italiane në listë, të cilat akuzohen për mashtrim me të ardhurat nga shit-blerjet.  Veç Juventusit shtohen Napoli, Interi, Atalanta, Sampdoria dhe Genoa.

Rast konkret është ai i aksit Inter-Genoa, ku që nga viti 2018, janë kryer gjashtë transferta me vlerë totale 78 milionë euro. Por lojtarët që kanë qenë pjesë e tratativave janë të njëjtët, të cilët janë shkëmbyer shumë herë duke formuar këtë trinom.

Bëhet fjalë për portierin Radu, sulmuesin Pinamonti dhe mbrojtësin Vanheuzden. Ky i fundit u shit te Standard Liezh, dhe u rible pa u përdorur kurrë. Atalanta po hetohet për transferimin e mbrojtësit Romero te Totenhem, që i kushtoi “Spërsave” 50 milionë euro, ndërsa Napoli dyshohet se ka manipuluar transferimin e sulmuesit Osimhen.

Një skandal i vërtetë, ku më i prekur është Juventus, teksa nga 64 transferta të dyshimta në total, bardhezinjtë mbajnë rekord me 42 prej tyre.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #tranfertat inter juventus merkato napoli #tranfertat inter juventus merkato napoli

Sondazh

Poll