Aktualitet

Arqipeshkvi i ri Imzot Arjan Dodajt, Meta: Do përmbushë me sukses misionin e tij

30 Nëntor 2021, 14:13 Nga DOSJA
Arqipeshkvi i ri Imzot Arjan Dodajt, Meta: Do përmbushë me sukses

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar Imzot Arjan Dodajt për misionin e ri që iu besua nga Papa Françesku.

Meta me anë të një postimi në ‘Facebook’ është shprehur i bindur se do ta përmbushë me sukses mision fisnik.

“E mirëprita me gëzim lajmin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj, në detyrën e rëndësishme, Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës. Me urimin e përzemërt për punë të mbarë, shpreh bindjen e plotë se Imzot Arjan Dodaj, me dedikimin dhe shërbimin e njohur dhe të vlerësuar ndaj besimtarëve katolikë dhe popullit shqiptar, do ta përmbushë me sukses misionin e ngarkuar me detyrën e re,”- shkruan Meta.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta imzot arjan dodaj ilir meta imzot arjan dodaj

Sondazh

Poll