Aktualitet

Vdekja e 12-vjeçares, Çela: Mos abuzoni, pse kur bie ashensori e ka fajin OSHEE?

30 Nëntor 2021, 13:45 Nga DOSJA
Vdekja e 12-vjeçares, Çela: Mos abuzoni, pse kur bie ashensori e

TIRANË– Kreu i OSHEE-së, Ardian Çela ka kërkuar që mediat të mos abuzojnë me rastin e vdekjes së 12-vjeccares në Gjirokastër, shtëpia e të cilës u përfshi nga flakët pasi ndezi një qiri për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Në një lidhje me Skype në Neës 24, Çela tha se i përcjell ngushëllimet për humbjen e madhe familjes pasi nuk ia kthenin dot më vazjën, por kërkoi që të mos kishte abuzime në lidhje me këtë rast.

Ai tha se ka dëgjuar raste kur edhe për rënien e një ashensori fajësojnë OSHEE-në, por që sipas tij, kjo gjë nuk është e drejtë. 

“Më vjen keq që abuzohet me një rast të tillë, u shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 12-vjeçares, pasi është diçka që nuk mund t’ua kthejmë por dua që të mos abuzohet më këtë gjë. Kam dëgjuar edhe që thonë ra ashensori dhe e ka fajin shpërndarësi i energjisë elektrike. Nuk themi që kemi rrjetin më modern të të gjitha vendeve. Kemi investuar por kemi ende vende ku duhet të avancojmë,”- tha Çela.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardian cela moti i keq ne shqiperi ardian cela moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll