Aktualitet

‘Dridhet’ ishulli grek! Banorët zgjohen të tronditur, regjistrohen dhe pasgoditje

30 Nëntor 2021, 06:42 Nga DOSJA

GREQI– Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishullin grek Ikaria, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Insitutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti e ka pasur epiqendrën në veriperëndim të ishullit, ndërsa thellësia ishte 17.5 kilometra. Më pas ky tërmet është shoqëruar me paslëkundje.

Një tjetër paslëkundje ishte 4.1 ballë i shkallës Rihter, e cili karakterizohet si “i dobët” dhe u regjistrua disa minuta më vonë në zonën detare 23 kilometra në veriperëndim të ishullit sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Burimi: Protothema.gr

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore greqi termet ne greqi greqi termet ne greqi

Sondazh

Poll