Aktualitet

Ky është 70-vjeçari që u gjet i dekompozuar në Fier,djali e denoncoi të humbur(FOTO)

30 Nëntor 2021, 06:21 Nga DOSJA
Ky është 70-vjeçari që u gjet i dekompozuar në

FIER-Trupi i pa jetë i dekompozuar i cili u gjet mbrëmjen e djeshme në një kanal në Fier, është i Sotiraq Peto. 70-vjeçari, banues në lagjen “15 Tetori” në Fier, ishte në kërkim pasi i biri, Erion Peto kishte kryer një kallëzim në polici për humbjen e të atit.

Mësohet se i moshuari vuante nga sëmundja e sklerozës. Gjatë kontrollit, u zbulua se në trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune.

I moshuari doli nga banesa në lagjen ’15 tetori’ rreth orës 10:00 të paradites, pasi konsumoi kafenë e mëngjesit me bashkëshorten e tij. Lëvizjet e fundit me biçikletën e tij ngjyrë të verdhë, janë kapur nga kamerat e sigurisë, së një prej bizneseve, në dalje të qytetit. Ditën që u largua nga banesa, babai i dy fëmijëve kishte të veshur nje xhup ngjyrë gri, pantallona kafe dhe një kapele të zezë. Trupi i pajetë i tij u gjet mbrëmjen e djeshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fier sotiraq peto trup i pajete ne fier fier sotiraq peto trup i pajete ne fier

Sondazh

Poll