Aktualitet

VD- U gjet i dekompozuar në një kanal në Fier, identifikohet kufoma

29 Nëntor 2021, 21:37 Nga DOSJA
VD- U gjet i dekompozuar në një kanal në Fier, identifikohet

FIER– Është identifikuar kufoma e dekompozuar e një burri, i cili u gjet në një kanal të hedhur në fshatin Mujalli të Fierit. Ai është qytetari me inicialet S.P., 70 vjeç. I ndjeri vuante nga skleroza dhe ishte larguar nga banesa që prej datës 28 tetor. I biri kallëzoi në polici zhdukjen e tij që prej kësaj date.

Sipas informacioneve të policisë, S.P. banonte në lagjen “15 tetorit” të Fierit. Policia shton se në trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune.

Pasditen e sotme, trupi i 70-vjeçarit S.P. u gjet i dekompozuar dhe i hedhur në një kanal në fshatin Mujalli të Fierit. Identifikimi i tij u bë pas disa orësh.

NJOFTIMI I POLICISË

U bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Gjatë këqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit S. P. nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

(d.v.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet trup i hedhur ne kanal trup i hedhur ne kanal

Sondazh

Poll