Aktualitet

Moti i keq pushton Shqipërinë!Vjosa e Shkumbini dalin nga shtrati, probleme me borën

29 Nëntor 2021, 06:28 Nga DOSJA
Moti i keq pushton Shqipërinë!Vjosa e Shkumbini dalin nga shtrati,

TIRANË– Java ka nisur me reshje të dendura shiu që kanë pushtuar të gjithë Shqipërinë dhe dëborë në zonat malore. Sipas Meteoalb, moti i keq do të jetë i pranishëm gjatë gjithë javës, por  ditën e sotme ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve, njerëzve si dhe me furnizimin me energji elektrike. Lumi Vjosë dhe ai Shkumbin kanë dalë nga shtrati duke rrezikuar zonat pranë tyre. Ndërsa për shkak të prurjeve dhe shirave ka edhe fryrje të lumit Erzen më Durrës. Megjithatë ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca pretendon se situata është nën kontroll dhe po monitorohet nga afër. Në Dibër, në fshatin Vinjoll, është dëmtuar Ura e Kaçes, e cila është rrëmbyer nga prurjet e zallit. Kështu që 10 familje izoluar nga pjesa tjetër e fshatit. Reshjet e dëborës në Dibër kanë bllokuar më shumë se 100 qytetarë që kanë kaluar nga rruga e Arbërit. Ndërkohë që problematike shfaqet situata me reshjet e dëborës në veri dhe në juglindje të vendit. Por probleme ka edhe me disa akse rrugore që janë bllokuar nga gurët dhe inertet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Moti i keq në vend, Prefekti i Tiranës: Situata është në normalitet të plotë

PËRDITËSIMI nga MINISTRIA! Moti i keq në vend, normalizohet situata në disa zona

Policia e Shtetit: S’ka kalim në rrugën e Arbrit dhe Qafë Murrizë pa zinxhirë

 

“Asgjë për t’u shqetësuar në 12 orët në vijim”, prefekti i Vlorës: Vjosa në rënie

 

Moti i keq në Shqipëri, Ahmetaj-qytetarëve: Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme

Shkak shirat, bien gurë në Torovicë, rrezikohen banorët dhe banesat

DËSHTON Rama! Sapo u hap, qindra qytetarë bllokohen në rrugën e Arbrit, shkak bora

VATRAT me rrezik në vend, tek ‘5 maji’ rrezikohen banesa, dy lumenj dali nga shtrati

Mot i keq në Durrës, për shkak të furtunës pezullohen lundrimet e anijeve të vogla

Del nga shtrati lumi Shkumbin! Balla paralajmëron:Rrezikohet Çerma, largoni bagëtitë

VIDEO/ Moti i keq në Lezhë, qyteti mbulohet nga breshëri

 

Mbeturinat në Lungomare, Leli në terren: Mos abuzoni me tokën dhe detin!

VD- Shirat përmbytin nënkalimin e autostradës Fushë-Mamurras

Moti i keq në Vlorë, mbeturinat mbulojnë bregun e detit në Lungomare

Vështirësi në qarkullim! ARRSH në terren, pastrohen akset rrugore

Moti i keq/Fshatrat e Elbasanit pa energji elektrike, rrëshqitje dherash në Gramsh

Moti i keq! Del nga shtrat përroi në Gjirokastër, problem me rrëshqitjen e gurëve

VD/ Vlora zgjohet e përmbytur, mjetet kalojnë me vështirësi

(a.b;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll