Politike

Moti i keq në Shqipëri, Ahmetaj-qytetarëve: Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme

29 Nëntor 2021, 17:31 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri, Ahmetaj-qytetarëve: Shmangni

TIRANË – Zv/kryeministri Arben Ahmetaj u kërkoi qytetarëve shqiptarë që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme për shkak të bllokimit të shumë akseve rrugore në vend për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës në zona të ndryshme. Në rrjetet sociale, Ahmetaj i siguroi qytetarët se autoritetet lokale dhe shtetërore janë vendosur në gadishmëri për përballimin e situatës.

POSTIMI I ARBEN AHMETAJT
Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës.

Mbarë vendi ndodhet në situatë të vështirë pas përkeqësimit të kushteve atmosferike në 4 ditët e fundit. Lumenjtë Vjosa dhe Shkumbini kanë dalë nga shtrati, ndërsa në Vlorë dhe qytete të tjera disa zona janë pëmrbytur si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve. Edhe dëbora ka krijuar probleme në lëvizjen e automjeteve.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq pushton Shqipërinë!Vjosa e Shkumbini dalin nga shtrati, probleme me borën

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll