Politike

Bujar Çela postoi foton e Enver Hoxhës, kolegu e mbron: I kanë marrë telefonin

28 Nëntor 2021, 19:04 Nga DOSJA

TIRANË– Vazhdon saga me mesazhet në Komisionin e Sigurisë, ku deputeti socialist Bujar Çela dërgoi një urim me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha. Kolegu i tij Denis Deliu i sqaroi të tjerët se Çelës ia kishin vjedhur telefonin ndaj dhe nuk duhet të binin pre e provokimeve, ndërsa megjithatë ky version nuk është besuar nga demokratët. Ervin Salianji bën thirrje për distancim të menjëhershëm nga ky provokim, që sipas tij është kriminal dhe i turpshëm.

MESAZHET: 

Denis Deliu: Të nderuar deputetë, Bujar Çela ka humbur telefonin dhe dikush po e përdor. Lutem mos iu përgjigjni telefonateve dhe mesazheve sapo kompania përkatëse celulare ta bllokojë dhe t’i kthejë numrin zotit Çela.

Ervin Salianji: Mos rëndoni pozitën tuaj dhe mos mbani qëndrime që tregojnë që si grup parlamentar keni të njëjtin qëndrim. Insitimi i tij ishte kriminal përveçse i turpshëm, mos tentoni të fyeni më tej jo vetëm këtë komision por të gjithë qytetarët, distancimi i menjëherëshëm nga provokimi do ishte minimalja si fillim, përjashtimi dhe distancimi nga akti i tij nuk e shpëton mendësinë e kësaj maxhorance por së paku të tregoni që ka paksa ndjeshmëri njerëzore tek disa prej jush se tek drejtuesit tuaj vështirë se e gjen.

SHIKO EDHE: 

Uroi festën me foton e Enver Hoxhës, Bujar Çela pa pendesë: Mos më rr**ni leshtë!

SKANDAL! Deputeti socialist Bujar Çela uron Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bujar çela enver hoxha urimi me enver hoxhen bujar çela enver hoxha urimi me enver hoxhen

Sondazh

Poll