Politike

Evis Kushi: Kosova dhe Shqipëria me abetare të njëjtë vitin e ardhshëm

28 Nëntor 2021, 18:47 Nga DOSJA
Evis Kushi: Kosova dhe Shqipëria me abetare të njëjtë vitin

TIRANË – Ditën e sotme në eventin ‘Një Gjuhë, Një Abetare kanë nisur zyrtarisht punimet për një abetare të unifikuar në gjithë territorin e vendit. Në të kanë marrë pjesë  Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Kushi e ka nisu fjalën e saj duke thënë se kjo abetare e re do të jetë një vlerë e shtuar për brezin e ri. Ajo është shprehur e kënaqur që tani ka teknologji bashkëkohore dhe të avancuara që do të refektohen tek abetarja e re.

“Mendojmë që në kushtet e reja në të cilën ndodhemi, patjetër që një abetare e re do të jetë një vlerë e shtuar dhe do të japë një kontribut më të rëndësishëm të brezave të ri. Kemi një kontekst social të ri dhe historik. Kemi metodologji të reja bashkëkohore dhe teknologji të avancuara. Që të gjitha këto duhet të reflektohen te përmbajtja dhe forma e abetares së re. Kam bindjen që vendimi që morëm te Këshilli i Ministrave për të pasur një abetare unike, është vendimi i drejtë dhe i duhur, për të pasur të gjithë një start të barabartë dhe padyshim një qasje të barabartë”, tha ajo.

Kushi ka thënë se duke nisur nga viti i ardhshëm, do të ketë një abetare unifikuese në të gjithë territorin e vendit dhe se kjo nismë të zhvillohet edhe në Kosovë në bashkëpunim me autoritetet e arsimit atje nën moton “një abetare, një gjuhë, një komb”. Sipas saj duke nisur nga viti shkollor 2022-2023 teksti i abetares do të jetë një për të gjithë nxënësit shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri. Ministrja e Arsimit, tha më tej se në 110 vjetorin e pavarësisë fëmijët shqiptar do të kenë një gjuhë të unifikuar.

Unë kam besim që puna për abetaren e re ka një bazë shumë të mirë dhe jam i sigurt që autorët tanë, metodistët tanë kanë përkushtimin e duhur për të konkurruar me abetare dinjitoze. Jam e lumtur që iniciativa e kryeministrit, jo vetëm ka gjetur mbështetje të gjerë në Shqipëri, por jam e lumtur që dhe festa që ai i drejtoi qeverisë së Kosovës, gjeti gjithashtu miratim. Unë me homologen time në Kosovë kemi dakordësuar për të filluar shpejt nga puna për një komision të përbashkët që do të merret me të gjitha procedurat. E përsëris që kemi një përvojë të mirë në bashkëpunim me Kosovën. Vitin e ardhshëm, ne t’i dhurojmë vogëlushëve, një abetare të re të përbashkët, të unifikuar për të gjithë nxënësit. E ku ka më bukur, një komb, një gjuhë, një abetare”, tha Kushi.

Në fjalën e saj kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla propozoi që 22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, të shpallet feste Kombëtare. Ajo tha se kjo datë shënon gjithçka ne jemi dhe duhet mbajtur fort edhe në të ardhmen. Ajo shprhet e kqnaur për këtë abetare të cilën e quan një monument falë këtij projekti.

‘Doja tju informuar se kam ndërmarrë nismën për t’i kërkuar qeverisë që 22 nëntori, dita e alfabetit të shpallet edhe në Shqipëri ditë kombëtare. Duke qenë një ditë e rëndësishme e identitetit kombëtar, duke qenë një ditë e rëndësishme e gjithçkaje që shënjon në atë që ne jemi dhe duhet ta mbrojmë fort edhe në të ardhmen. Përpjekjeve 170-vjeçare të formumit të abetareve do të jenë përpjekje të reja të shtuara nga studiuesit tanë për të patur një monument, një abetare falë këtij projekti që nis një gjuhë një abetare”, u shpreh Nikolla.

Katër ditë më parë një vendim i rëndësishëm u njoftua nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se teksti i abetares do të unifikohet për nxënësit në të gjitha shkollat në vend. Kushi tha se kjo vjen në kuadër të nismës një gjuhë një abetare, teksa sqaroi se do të hapet një garë për tekstin e unifikuar dhe se po punohet që ky projekt të konkretizohet me nisjen e vitit tjetër shkollor 2022-2023.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike abetare evis kushi evis kushi ministre arsimi lindita nikolla abetare evis kushi evis kushi ministre arsimi lindita nikolla

Sondazh

Poll