Politike

Naftëtarët e Ballshit, Rama: U kemi lidhur pagë minimale për 3 vite

29 Nëntor 2021, 16:32 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit, Rama: U kemi lidhur pagë minimale për

TIRANË- Kryeministri Edi rama ka reaguiar në lidhje me protestat që po bëjnë naftëtarët e Ballshit, për shkak të demontimit të uzinës. Teksa ka postuar një video nga hapja provizore e rrugës së Arbrit, një komentues ka shkruar se kjo është reklamë dhe se Rama duhet t’i hedh njëherë sytë nga naftëtarët.

“Shiko zjarrin e mallakastres ku punojsit e uzines ne ballesh I kane femijet pa buke leri reklamat me rruge te pa perfunduar”, shkruan komentuesi.

Rama nga ana tjetër nuk kandurruar t’i përgjigjet komentuesit duke shkruar se punonjësve të uzinës, u kanë lidhur pagë minimale për tre vite rresht, në mënyrë që të kenë mundësi për të gjetur punë të tjera. Në lidhje me reklamën e rrugës, Rama shkruan se videoja e postuar është për informim dhe jo reklam.

“Punonjesve te uzines u kemi lidhur page minimale per tre vjet, qe te kene kohe te sistemohen ne pune te tjera, pikerisht qe ne nderkohe te mos i kene femijet pa buke sic thua ti, sepse uzina eshte e privatizuar nuk eshte aset shteteror dhe tere investitoret e mundshem qe kemi sjelle e konsiderojne pa interes, per shkak te teknologjise se vjeter e te degradimit ne shume vite! Sa per reklamat po risqaroj se ketu nuk behen reklama, po jepen informacione per te gjithe ata qe deshirojne t’u marrin keto informacione dhe rruga eshte e hapur, shkurton 2 ore e gjysem kohen e levizjes mes Tiranes e Dibres keshtu siç eshte, nderkohe qe me perfundimin e Tunelit te Murrizit do ta shkurtoje edhe 30 minuta te tjera,” shkruan Rama.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama naftëtarët e ballshit rruga e arbrit edi rama naftëtarët e ballshit rruga e arbrit

Sondazh

Poll