Politike

Deputetët e PD nuk u ftuan në ceremoni, Bujar Leskaj: Nuk u lajmëruam, defekt teknik

28 Nëntor 2021, 11:45 Nga DOSJA
Deputetët e PD nuk u ftuan në ceremoni, Bujar Leskaj: Nuk u

TIRANË– Deputetët e Partisë Demokratike nuk u ftuan nga mazhoranca për të marrë pjesë në ceremoninë e 109 vjetorit të Pavarësisë që u organizua në sheshin e flamurit në Vlorë.

Kjo u cilësua si “Defekt teknik” nga ana e deputetit të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj. Gjatë një prononcimi për mediat, Leskaj tha se politika nuk duhet të jetë e ndarë por të jete e bashkuar në këtë festë të rëndësishme.

“28 nëntori është dita e kombit, është dita e të gjithëve, është themeli i shtetit shqiptar ku të gjithë ne pa dallim bindje apo ndasi politike apo fetare përulemi me respekt para varrit të atit të kombit, Ismail Qemalit dhe gjithë shtetarëve që themeluan dhe konsoliduan ndër vite shtetin shqiptar. Kjo datë natyrisht festohet kudo ku ka shqiptarë, në Mitrovic, në Prizren, në Shkodër, në Korcë, në Sarandë, në Tiranë dhe kudo. Por lezetin kjo festë e ka në Vlorë, të përulemi përpara varrit, tek monumenti i Pavarësisë tek ky qytet që i dha shtetit shqiptar themeluesin e tij. Kur do të bashkohet politika që më 28 nëntor të jeni bashkë? Në 28 nëntor ne të gjithë jemi bashkë pasi është respekti homazhi ynë për atin e kombit, Ismail Qemalin. Sot duhet të ishte defekt teknik që përfaqësues të qeverisë nuk kanë lajmëruar deputetët e opozitës apo drejtues të PD megjithatë le ta konsiderojmë si defekt teknik pasi në më 28 nëntor jemi gjithë bashkë pasi jemi të gjithë shqiptarë”, tha Leskaj.

Kryeministri Edi Rama ftoi me 15 nëntor nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike që të merrnin pjesë në këtë ceremoni. Mesa duket ftesa as që iu dërgua…

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bujar leskaj edi rama nisja e punimeve ne aeroportin e vlores bujar leskaj edi rama nisja e punimeve ne aeroportin e vlores

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2021, 10:29

VD-Rama: Aeroportet janë fabrika buke!

TIRANË-Kryeministri Edi Rama i cilëson aeroportet si fabrika buke. Kjo ishte deklarata e tij gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve të aeroportit të Vlorës...