Politike

VD-‘Lavdet’ për Ramën! Pacolli: Kryeministri që preferoj! Ka energji të paparë

28 Nëntor 2021, 10:26 Nga DOSJA
VD-‘Lavdet’ për Ramën! Pacolli: Kryeministri që

VLORË– Në Vlorë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli. Ndërtuesi nga Kosova, Behgjet Pacolli tha se bëhet fjalë për një vepër madhështore. Ai tha che disa fjalë për Ramën, i cili për të është kryeministri i preferuar.


‘I dashur Rama dhe Balluku, faleminderit për fjalët, kam nderin sot të jem këtu në këtë event të rëndësishëm në ditën e madhe të kombit kur në festojmë 109 vjetorin e pavarësisë, dita bëhet dhe më madhështorë. Fillimi i këtij kantieri ka rëndësi të madhe, dhe është një projekt i posaçëm sepse tregon qartë harmonizmin e bashkëpunimit të qeverisë me privatin, është një veprim ekonomik liberal, ku qeveria krijon kushtet që ti sigurojë investitorit infrastrukturën ligjore dhe fizike, dhe investitori vjen dhe pa dyshim nis punën. Jam i lumtur që jam aktori kryesor i kësaj vepre, se kjo ndodh në vendin tim, unë 20 vitet e fundit gjithmonë jam në Vlorë për të festuar. Jam me kryeministrin qe e preferoj, me energji të paparë , me dashuri për të ndërruar Shqipërinë, ju ja keni dalë, ju përgëzoj, edhe e them me modesti edhe ne kemi të drejtë të kemi një jetë më të mirë për fëmijët tanë, qoftë e mbarë fillimi, dhe ju garantoj se shumë shpejt do të avancojmë dhe ky do jetë aeroporti më i bukur dhe më funksional.’-tha Pacolli.(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike behgjet pacolli nisja e punimeve ne aeroportin e vlores behgjet pacolli nisja e punimeve ne aeroportin e vlores

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2021, 10:29

VD-Rama: Aeroportet janë fabrika buke!

TIRANË-Kryeministri Edi Rama i cilëson aeroportet si fabrika buke. Kjo ishte deklarata e tij gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve të aeroportit të Vlorës...