Politike

VD-Nisja e punimeve në aeroportin e Vlorës, Balluku: Balta këtu e ka zhurmën e bukur

28 Nëntor 2021, 10:10 Nga DOSJA
VD-Nisja e punimeve në aeroportin e Vlorës, Balluku: Balta këtu e

VLORË– Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ishte e pranishme ditën e sotme në ceremoninë e hapjes së punimeve për aeroportin e Vlorës. Gjatë fjalës së saj, ajo është shprehur se ky është një projekt që ka qenë militar dhe i mbrojtur nga ushtria shqiptare. Sipas ministres dhe balta në atë zonë e ka zhurmën më të bukur.

Balta që po shkelim dhe zhurmën e ka të bukur, nuk ka prish punë nëse jemi bërë me baltë. Ky është një aeroport militar, ka qënë i mbrojtur nga ushtria shqiptare. Është gëzim i madh që 109 vjetori përkon me një vit të shënuar për Vlorën dhe për Shqipërinë. Aeroporti i Vlorës ka qenë dhe plani kryesor i fokusit të qeverisë, ky është projekt i të gjithë trevave shqiptare dhe na bën krenarë sot më shumë se kurrë. Unë kam folur me skuadrat e mia më kanë thënë se s’kemi qenë kurrë në një kantier kaq të madh. Edhe kjo balta e ka zhurmën e bukur, dhe nuk na prish punë pse jemi bërë me baltë. Ky është një aeroport militar i ndërtuar në 1900 dhe ne na është dashur që të plotësojmë kushtet për mbrojtën e mjedisit. Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë, me pistë të kategorisë 4 E dhe gjatësi 3200 metra që synon që të hapë 1000 vende pune. Synimi jonë sipas kontratës është të dorëzohet në prill 2024 dhe të bëhet operacional 2025. Jemi duke zhvilluar procedurat për aeroportin e katër, atë turistik të Sarandës’- tha Balluku.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku nisja e punimeve ne aeroportin e vlores vlore belinda balluku nisja e punimeve ne aeroportin e vlores vlore

Sondazh

Poll