Politike

VD-Basha homazhe tek Monumenti i Nënës Shqipëri: Dita më e bukur e Kombit tonë!

28 Nëntor 2021, 10:57 Nga DOSJA
VD-Basha homazhe tek Monumenti i Nënës Shqipëri: Dita më e

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetë dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike ka zhvilluar paraditen e sotme homazhe për Ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit në monumentin “Nënë Shqipëri”. Basha shprehet në mesazhin e tij se sot kremtojnë ditën më të bukur të kombit tonë dhe se përulemi me mirënjohje për heronjtë dhe dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për çlirimin nga pushtuesit.


MESAZHI I BASHËS:

Sot kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi. Ne përulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit tonë, luftëtarët e Pavarësisë dhe të rënët për çlirimin nga pushtuesit, tek bijtë dhe bijat e Kosovës e mbarë kombit që luftuan për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në trojet e tyre stërgjyshërore. Sakrifica e tyre sublime, na frymëzon për plotësimin e aspiratës europiane të shqiptarëve për bashkim, liri dhe demokraci. Gëzuar 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë Flamurin tonë kombëtar, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

LAJMI KRYESOR:109-vjetori i Pavarësisë/Ngrihet Flamuri në Vlorë!Rama,Meta dhe Nikolla të pranishëm

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 28 nentor 2021 lulzim basha 28 nentor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll