Politike

Pavarësia e Shqipërisë, Kryemadhi: Le të valvitet i lirë ndër shekuj ky flamur

28 Nëntor 2021, 10:08 Nga DOSJA
Pavarësia e Shqipërisë, Kryemadhi: Le të valvitet i

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ndarë me të gjithë shqiptarët mesazhin e saj të urimit për ditën e pavarësisë. Teksa ka ndarë foton e flamurit shqiptar, Kryemadhi shkruan se vendi është i bekuar me të gjitha të mirat mirëpo njerëzit janë duke kërkuar një të drejtë për një jetë më të mirë dhe me dinjitet.

Ajo thekson se duhet të realizojmë misionin e gdhendur në Himnin Kombëtar, që Shqipëria të rrojë e fortë dhe të punojmë për ta ndërtuar më të begatë.

MESAZHI I KRYEMADHIT:

Për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit tonë Kombëtar! ??Sot ne nuk jemi në kushtet më të mira për të festuar, pasi shumë shqiptarë po largohen, të nxitur nga papunësia dhe pamundësia ekonomike. Ky vend është i bekuar me të gjitha të mirat, mirëpo njerëzit tanë po kërkojnë të drejtën për një jetë me dinjitet dhe më shumë mundësi larg tij. Le të valvitet i lirë ndër shekuj ky flamur kuq e zi dhe të na frymëzojë në veprimet tona, përmes vlerave të përbashkimit që kanë demostruar ata njerëz të mëdhenj që na e mundësuan këtë ditë! Të realizojmë misionin e gdhendur në Himnin Kombëtar, që Shqipëria të rrojë e fortë dhe të punojmë sëbashku për ta ndërtuar atë më të begatë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

 

LAJMI KRYESOR:109-vjetori i Pavarësisë/Ngrihet Flamuri në Vlorë!Rama,Meta dhe Nikolla të pranishëm

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 28 nentor 2021 monika kryemadhi shqiperia 109 vite shtet 28 nentor 2021 monika kryemadhi shqiperia 109 vite shtet

Sondazh

Poll