Politike

Abazi pas takimit Kurti-Rama-Luca: Paraja e hedh ujin përpjetë

26 Nëntor 2021, 20:37 Nga DOSJA
Abazi pas takimit Kurti-Rama-Luca: Paraja e hedh ujin përpjetë

TIRANË- Ish-kreu i Vetëvendosjes Boiken Abazi ka komentuar fjalët që Gjergj Luca tha ditën e  sotme në momentin që u takua me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se do të është pjestari më i ri i opozitës. Me anë të një postimi në Facebook, Abazi shkruan se në Vetëvendosje ka ngelur pa u anëtarësuar vetëm Shefqet Kastrati dhe Saimir Mane. Ai ka shtuar se Rama mund të mos i ketë shpjeguar Kurtit mënyrën që Luca ka ngritur pasurinë e tij.

Postimi i Plotë:

Gjergj Luca, oligarku monopolist paska thënë sot se po anëtarësohet në Lëvizjen VETËVENDOSJE, pas turit që Rama i bëri Kurtit në “kështjellën” e Lucës në Elbasan. Tani ka mbetur pa u anëtarësuar në Lëvizje edhe Çet Kastrati dhe Samir Mane dhe plotësohet mozaiku. Por mbase Rama nuk ia kishte shpjeguar Kurtit se si e ka ngritur Luca perandorinë e tij, e mbase as nuk i ka treguar se si Luca na ofendonte të gjithëve, bashkë me Kurtin, para shumë pak kohësh, e si i shfrytëzon punëtorët e i detyron të votojnë për Ramën. Por, si i thonë fjalës, paraja e hedh ujin përpjetë, e jo më “bindjet” e Lucës, që tani e sheh Kurtin si €€€.

LAJMI KRYESOR:Shqipëri-Kosovë në Elbasan/ Rama: Një ditë, bashkohemi! Kurti: Fati ynë në BE!

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albin kurti boiken abazi edi rama gjergj luca takimi i qeverive shqiperi-kosove albin kurti boiken abazi edi rama gjergj luca takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll