Politike

Kryemadhi: Durrësin e humbëm prej bashkëpunimit qeveri-shtojcë e Opozitës

27 Nëntor 2021, 19:36 Nga DOSJA
Kryemadhi: Durrësin e humbëm prej bashkëpunimit

DURRËS– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se mandatin në Durrës e ka humbur për shkak të marrëveshjes së fshehtë të bashkëpunimit, që ekzistonte mes qeverisë dhe asaj që ajo e quan shtojcë në radhët e opozitës së bashkuar.

Me një postim në Facebook, krah fotove ku shihet që zhvillon një takim me të rinjtë e LSI-së, Kryemadhi shkruan se partia po ringrihet më e fortë.

Statusi i plotë:

Rikthehem me kënaqësi në takim me ekipin e Durrësit, pas një analize të plotë që kemi zhvilluar, mbi arsyet dhe pasojat e masakrës zgjedhore të 25 Prillit. Mandati i përfaqësimit në Kuvend, edhe pse ishte shprehur qartë nga qytetarët në kutitë e votimit, i’u mohua LSI-së në Durrës prej marrëveshjes së fshehtë të bashkëpunimit, që ekzistonte mes qeverisë dhe shtojcës së saj në radhët e opozitës së bashkuar. Kjo është bërë e dukshme para, gjatë votimit, si dhe në çdo tavolinë të numërimit, ku interesi primar i bandës së inceneratorëve qeveri-opozitë, ishte mandati i kryeministrit në Durrës dhe vijimi i mandatit qeverisës. Ne po ringrihemi më të fortë dhe të vendosur, e bashkë me qytetarët durrsak, me gratë, vajzat dhe të rinjtë energjik, do të përfaqësojmë siç duhet interesat e çdo banori të këtij qyteti të mrekullueshëm. Misioni për shtëpinë tonë të përbashkët, vijon dhe rëndësia e tij është sot më i madh se kurrë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll