Politike

Ceremonia në Vlorë!Rama distancë me Lelin, Nikolla shtrëngon duart me kryebashkiakun

28 Nëntor 2021, 09:22 Nga DOSJA
Ceremonia në Vlorë!Rama distancë me Lelin, Nikolla shtrëngon

VLORË– Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë është mbajtur ditën e sotme nga kryeministri i vendit Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, dhe kryetari i Bashkisë së Vlorë Dritan Lelit.

Në anën e djathtë të Ramës ndodhet presidentin Meta, e më pas vjen Nikolla ndërsa në fund gjendet kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Kryeministri mbërriti në sheshin e flamurit ku bie në sy asnjë komunikim, asnjë përshëndetje me Dritan Lelin dhe presidentin Ilir Metën. Kreu i qeverisë mbajti distancë me këtë të fundit, ndërkohë që e Nikolla është ajo e cila e përshëndet Lelin duke i dhënë dorën. Pamjet e kësaj përshëndetje janë filmuar nga ‘Faxweb’.

Sheshi i monumentit të Pavarësisë në Vlorë ishte i mbushur me qytetarë të Shqipërisë dhe të Kosovës të cilët donin ta shikonin këtë ceremoni nga afër.

LAJMI KRYESOR:Sot dita e flamurit! 109-vite pasi Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 28 nentor 2021 dritan leli edi rama shqiperia 109 vite shtet 28 nentor 2021 dritan leli edi rama shqiperia 109 vite shtet

Sondazh

Poll