Politike

Rama: Papa Françesku flet për shqiptarët me dashuri të posaçme

27 Nëntor 2021, 18:29 Nga DOSJA
Rama: Papa Françesku flet për shqiptarët me dashuri të

VATIKAN- Kryeministri Edi Rama ka treguar një pjesë nga biseda që bëri ditën e sotme me Atin e Shenjtë Papa Françeskun në Vatikan. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të veçantë, duke shtuar se i është mirënjohës Shqipërisë që është faktor paqeje në rajon. Rama gjithashtu shkruan se Papa i ka përcjell bekimet e tij për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Postimi i Ramës:

Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë

Rama ka shkuar sot në Romë, në kuadër të përvjetorit të 30 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e Selisë së Shenjtë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama papa françesku edi rama papa françesku

Sondazh

Poll