Aktualitet

Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, bllokohen qindra makina

27 Nëntor 2021, 15:30 Nga DOSJA
Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, bllokohen qindra

PESHKOPI– Disa gurë kanë rrëshqitur në ‘Rrugën e Arbrit’ në segmentin Bulqizë-Shupenzë duke bërë që dhjetëra makina të bllokohen në rrugë dhe të mos lejohet të kalojnë. Fotot e publikuara tregojnë se në fshatin Krajkë gurët e rënë kanë bllokuar njërën korsi qarkullimi.

Disa drejtues mjetesh kanë dalë në korsinë tjetër, ç’ka e ka bërë të pamundur edhe kthimin mbrapsht. Policia është e pranishme në vendngjarje, por për momentin akoma nuk ka një zgjidhje. Koha e keqe me shi ka vënë në vështirësi disa udhëtarë, të cilët kanë edhe fëmijë me vete.

Qarkullimi në Rrugën e Arbrit do të nisë më 29 nëntor 2021, siç edhe është lajmëruar nga vetë kryeministri Edi Rama. Nga km 0 në dalje të Tiranës deri te ura në Klos, distanca tashmë është vetëm 35 km.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll