Aktualitet

Humb jetën çifti në Kavajë, u asfiksuan nga bombola e gazit, djemtë u alarmuan

27 Nëntor 2021, 17:52 Nga DOSJA
Humb jetën çifti në Kavajë, u asfiksuan nga bombola e

KAVAJË– Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulle, 50 vjeçe janë gjetur të pajetë pasditen e sotme në një apartament në zonën e Golemit në Kavajë. Mësohet se çifti kishin humbur kontaktet prej dy ditësh me familjet e tyre dhe ishin mbyllur në apartamentin që ndodhet në katin e dytë të një pallati në Golem, në pronësi të Janit.

Ka qenë djali i Llullës, e cila banonte në Tiranë, ai që ka bërë një kallëzim në komisariatin e Policisë numër 4 në Tiranë. Përpara unifromave blu, ai është shprehur se nëna e tij ishte larguar më datë 25 nëntor nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Mungesa e kontaktit me të e ka çuar të riun në dyert e komisariatit.

Por, telefonata e djalit të Janit në Policinë e Golemit do të zbulonte të dy trupat e pajetë. I riu ka tentuar të lidhet me të atin, me të cilin gjithashtu kishte humbur kontaktet që më datë 25, por 60-vjeçari nuk i përgjigjej në telefon. Në mungesë të ndonjë mënyre tjetër kërkimi, djali është drejtuar për në shtëpinë që e dinte se i ati kishte në Goelm. Kur ka mbërritur aty është përballur me derën e mbyllur të apartamentit e për këtë arsye ka telefonuar policinë. Polciia dhe zjarrfikësja kanë bërë të mundur që të hapet dera me forcë duke gjetur kështu dhe të dy trupat e pajetë.

Shkak për vdekjen e tyre dyshohet të jetë bërë një mjet që dyshja kanë përdorur për tu ngrohur, që furnizohej me gaz. Dyshohet se ngrohësja ka pasur rrjedhje gazi gjë që ka bërë që organizmi i Janit dhe Llullës të humbnin ndjenjat fillimisht e më pas për shkak të qëndrimit të gjatë në këtë ambient të ndërronin jetë. Dyshja dyshohet se kanë humbur jetën që pasditen e kaluar.

Erën e gazit e kanë konfirmuar edhe fqinjët që kanë deklaruar se e kanë nuhatur por nuk kanë dalë për të kontrolluar. Mes dy viktimave kishte një lidhje sentimentale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

U alarmuan djemtë! Si u gjetën burrë e grua të pajetë në Golem

EMRAT/ Kush janë burrë e grua që humbën jetën nga asfiksimi i gazit në Kavajë

DETAJE/ Burrë e grua kishin vdekur një ditë më parë, u gjetën sot

vijon…

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anila llulle asfiksohen burre e grua ne golem mihal jani anila llulle asfiksohen burre e grua ne golem mihal jani

Sondazh

Poll