Aktualitet

U alarmuan djemtë! Si u gjetën burrë e grua të pajetë në Golem

27 Nëntor 2021, 18:14 Nga DOSJA
U alarmuan djemtë! Si u gjetën burrë e grua të pajetë

GOLEMDosja.al ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ka është zbuluar në Golem pasditen e sotme. Mësohet se ka qenë djali i 50-vjeçares Anila Llulla, i cili ka dhënë alarmin i pari për zhdukjen e nënës së tij. Ai ka bërë kallëzim pasditen e djeshme në komisariatin numër katër në Tiranë, ku kishte deklaruar se e mëa kishte dalë nga shtëpia më darë 25 dhe nuk ishte kthyer më.

Ndërsa djali i 60-vjeçarit Mihal Jani ka tentuar të kontaktojë me të atin në telefon, por nuk është lidhur dot. Sot ai është nisur për të kontrolluar në banesën që kishin në zonën e Goelit në Kavajë, por e ka gjetur derën të mbyllur. Me ndihmën e policisë dhe të zjarrfikëses, ai ka hapur me forcë derën e apartamentit dhe ka gjetur të atin bashkë me Llullën të pajetë.

Çifti dyshohet se kanë ndërruar jetë pasi janë asfiksuar nga gazi. Edhe fqinjët kanë deklaruar se kanë ndjerë erën e gazit në pallat, por nuk kanë dalë për të kontrolluar. Dyshja dyshohet se kanë ndërruar jetë që një ditë më parë.

LAJM KRYESOR: Vdesin burrë e grua në Kavajë, u asfiksuan nga bombola e gazit

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anila llulla asfiksohen burre e grua ne golem miha jani anila llulla asfiksohen burre e grua ne golem miha jani

Sondazh

Poll