Aktualitet

S’ishte rastësi! Luca tregon pse Rama e Kurti zgjodhën resortin e tij: Sinjifikative

27 Nëntor 2021, 17:11 Nga DOSJA
S’ishte rastësi! Luca tregon pse Rama e Kurti zgjodhën resortin

TIRANË– Biznesmeni Gjergj Luca ka shpjeguar se zgjedhja e komplkesit të tij “Fish City” në Kavajë nuk ka qenë rastësore nga kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Kosovë, Albin Kurti. Në një intervistë për RTSH, Luca tha se fakti që Rama dhe Kurti kanë zgjedhur biznesin e tij për tu takuar, do të thotë që prioriteti i tyre është puna dhe se i gjithë biznesi shqiptar duhet të ndjehet siç ndjehet ai për zgjedhjen që kanë bërë dy liderët.

“Ndjehem jashtëzakonisht mirë që ka qenë zgjedhja e atyre, e dy liderëve tonë që pikërisht të zgjedhin këtë vend të punës dhe të të vërtetës. Sepse lajtmotivi i dy kombeve tona duhet të jetë puna. Pa punë ne nuk kemi mundësi ta shohim të vërtetën në sy dhe kur e pranojmë të vërtetën, ne kemi respekt për punën që krijojmë. Mendoj që kjo do të jetë pjesa më e mirë e të dy qeverive, e të gjithë kombit tonë që ne kemi mundësi të ecim me ritmin që ne na takon. Unë e shoh detaj shumë sinjifikativ që këta kanë zgjedhur këtë vend, se unë mendoj që politika duhet të ndjekë ritmin tonë dhe i gjithë biznesi shqiptar duhet të ndjehet siç ndjehem unë për zgjedhjen që kanë bërë dy liderët e kombit tonë” ka thënë Luca.

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës u zhvillua në Fish City. Nga Elbasani vetë Luca deklaroi se ishte anëtari më i ri i Vetëvendosjes, gjë që solli dhe reagime. Konkretisht ish-kreun i Vetëvendosjes në Shqipëri shkruante i habitur se kishte arritur puna deri në atë pikë që pjesë e Vetëvendosjes të bëhej dhe një oligark. Me ironi, Abazi shtonte se mungon vetëm Samir Mane e Shefqet Kastrati që të plotësonte ‘puzzle’-n.

(F.m/Dosja.l)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike albin kurti edi rama gjergj luca albin kurti edi rama gjergj luca

Sondazh

Poll