Aktualitet

VD-Qytetari-policit: Do më vrasësh? Ja ku më ke, nëse më vjedh shtëpinë, më ke vrarë

27 Nëntor 2021, 16:27 Nga DOSJA
VD-Qytetari-policit: Do më vrasësh? Ja ku më ke, nëse

TIRANË– Një qytetar i vetë identifikuar si Shkumbin Hasani ka deklaruar nga protesta që po zhvillon në Laprakë kundër Unazës së Madhe se një efektiv policia e ka kërcënuar dhe i ka bërë presion.

I pranishëm në protestë, qytetari i bëri thirrje efektivit që të mos e kërcënonte pasi nuk ia kishte frikën aspak. Ai shtoi se ministrat dhe qeveria po bëhen gati për festa ndërkohë që qytetarët kanë frikë se do t’i nxjerrin nga banesat. 


“Ti polic atje, ti që po më shikon atje, se ta shikoj numrin, por emrin nuk ta di se po të ta di ta them se s’ta kam frikën. Ti më bëre presion dhe më the veç po nuk erdhe në komisariat. Unë nuk kam shkel asnjë ligj sepse e kam bërë lajmërimin dhe jam në të drejtën time për të prostestuar. Ç’do të më bësh në komisariat, do të më rrahësh, do të më vrasësh? Ja ku më ke, nëse më ke marrë shtëpinë më ke vrarë. Ju keni shtëpitë tuaja bashkë me ministrat e po zbukuroni pemët e Vitit të Ri, por ne po na vjedhin shtëpitë. Unë jam Shkumbin Hasani, jam pesë vëllesër, po të doni ejani më prishni shtëpinë,”- tha ai ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Policia përplaset me banorët e Laprakës, tenton t’i shpërndajë me dhunë

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e laprakes proteste kunder unazes se madhe banoret e laprakes proteste kunder unazes se madhe

Sondazh

Poll