Aktualitet

Plagosen dy elelekricistë, probleme me energjinë në Tiranë, Lezhë e Burrel

27 Nëntor 2021, 15:24 Nga DOSJA
Plagosen dy elelekricistë, probleme me energjinë në Tiranë,

SHKODËR– Dy elektriçistë kanë mbetur të plagosur teksa kanë qenë duke riparuar dëme në rrjetin eektrik që kanë ardhur si pasojë e motit të keq. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër dhe lajmi është konfirmuar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

Elektriçistët kanë pësuar dëme teksa punonin përkatësisht në Tarabosh dhe Balldren. Ata kanë marrë lëndime në këmbë dhe kokë por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftim thuhet se zonat më të prekura nga defektet janë periferia e Tiranës, Lezha dhe Burreli. Në terren janë angazhuar rreth 1600 punonjës prej mbrëmjes së djeshme, duke punuar për riparimin e rrjetit elektrik.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen dy elektriciste ne shkoder shkoder plagosen dy elektriciste ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll