Aktualitet

Rrëzohet nga biçikleta, vdes 17-vjeçarja në Tiranë

27 Nëntor 2021, 14:14 Nga DOSJA
Rrëzohet nga biçikleta, vdes 17-vjeçarja në Tiranë

TIRANË– Një 17-vjeçare me inicialet R. D., ka ndërruar jetë mesditën e sotme pasi ka rënë nga biçikleta. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, mësohet se adoleshentja rreth orës 14:25 ka qenë duke luajtur me biçikletë në fshatin Maknor, Pezë, në momentin që u rrëzua. Si pasojë, 17-vjeçarja ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në spital. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe. Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet tirane vdes 17 vjecarja ne tirane tirane vdes 17 vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll