Aktualitet

VD-Fier/ Lëndë plasëse në shtëpi, banorët: Kryefamiljari jeton prej vitesh në Itali

27 Nëntor 2021, 11:56 Nga DOSJA
VD-Fier/ Lëndë plasëse në shtëpi, banorët:

FIER– Një shpërthim tritoli ka trondur mbrëmjen e djeshme qytetin e Fierit. Një sasi lënde eksplozive është vendosur në derën e një banesën së Asqeri Hyskajt, i cili prej vitesh banon jashtë Shqipërisë. Nga shpërthimi i lëndës plasëse gjatë mbrëmjes së djeshme është dëmtuar pjesa e poshtme e derës së apartamentit si dhe një tjetër derë po në të njëjtin kat. Por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.


Sot, disa orë pas shpërthimit, banorët kanë treguar për kamerat e kanë dëgjuar shpërthimin, duke bërë me dije edhe detaje të reja për pronarin e banesës. Një nga banoret e pallatit tregon se Hyskaj jeton prej shumë vitesh me vajzat e tij jashtë dhe se kthehej vetëm në verë.

“U trembëm shumë. Asqeriu jeton jashtë shtetit, në Itali. Ka 3 vajza. Ishte këtë behar këtu. Shtëpia ishte me plaçka. Ishte një zhurmë e madhe. U ngrita bashkë me çunin, thamë ça ndodhi. Nuk kemi ashensor, por një derë hekuri. Ajo ishte prishur. Dolën të gjithë banorët jashtë të tmerruar. Asqeriu është burrë shumë i mirë, është rreth 90 vjeç. S’kemi parë gjë njerëz të dyshimtë. Ata po bëjnë vite në emigracion, vinë verë për verë. çupat i ka të martuara, s’ka borxhe. Është alamet burri, ça borxhliu,”- tha banorja e pallatit.

Ndërkohë që deri më tani, Policia nuk ka bërë asnjë njoftim lidhur me ndonjë të dyshuar që mund të ketë vendosur sasinë e lëndës plasëse në derën e shtëpisë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet asqeri hyskaj tritol ne fier asqeri hyskaj tritol ne fier

Sondazh

Poll