Aktualitet

Rehabilitohet Lleshaj! Ish-minstri i Brendshëm shfaqet krah Ramës në Vatikan

27 Nëntor 2021, 15:13 Nga DOSJA
Rehabilitohet Lleshaj! Ish-minstri i Brendshëm shfaqet krah Ramës

ROMË– Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është ribërë pjesë e rrrethit të ngushtë të personave që e shoqërojnë kryeministrin Edi Rama. Që nga dorëheqja e tij si Ministër i Brendshëm pas protestave që ngritën në këmbë Shqipërinë pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj, Lleshaj u pa mjaft i distancuar nga qeveria.

Madje, në jo pak deklarata të bëra publikisht, Lleshaj është treguar kritik ndaj qeverisë Rama e Policisë së Shtetit. Rasti më i fundit ishte vrasja e efektivit të policisë, Saimir Hoxha në Lezhë nga i riu Aldi Rama.

Video në minutën 01:20:

Siç duket pavarësisht kritikave ndaj punës në dikasterin që la pas e të uniformave blu, Lleshaj ka vendosur të rehabilitohet. Në momentin që Rama i shoqëruar nga gruaja Linda Rama dhe djali i vogël Zaho, kanë vendosur lule në varrin e Papës Klementi XI, i cili ishte shqiptar, i quajtur ndryshe edhe Papa Albani, pas tij shfaqet Lleshaj. Ai është filmuar teksa rregullon xhaketën.

Me kryeministrin Rama ka udhëtuar edhe ministrja e punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, por roli i Lleshajt mbetet i pashpjegueshëm.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama rama ne vatikan sander lleshaj vatikan edi rama rama ne vatikan sander lleshaj vatikan

Sondazh

Poll