Aktualitet

Banorët e Radhimës protestojnë kundër ByPass-it: Po na vjedhin pronat

27 Nëntor 2021, 14:31 Nga DOSJA
Banorët e Radhimës protestojnë kundër ByPass-it: Po na

VLORË– Banorët e Radhimës dhe të Orikumit kanë në protest ndërkohë që pritet të nisë zbatimi i projektit për ndërtimin e Bypass-it të Radhimës. Mesditën e sotme ata kanë marshuar në shenjë proteste duke kërkuar implementimin e këtij projekti.

Në një prononcim për FaxNews, ata janë shprehur se u ishte premtuar që projekti do të ndërtohej në rrugën ekzistuese, duke shmangur shembjen e shtëpive dhe bizneseve të zonës, por siç duket do të ndodhë e kundërta.

“Nga qeveria na është thënë se nuk do të shemben banesat. Banorët janë të shqetësuar, projektuesi nuk ka pyetur popullin dhe në bazë të të dhënave, ky ByPass u jep zhvillim vendit, por në fakt do të shkattërrojë prona, biznese e shtëpi. Është jashtë çdo lloj standarti,”- tha kryetari i fshatit, Hyrjet Havaraj.

Rruga pritet të kaloj aty ku sot ka shtëpi, hotele e biznese. Banorët akuzojnë qeverinë se ndryshimi i projektit po bëhet për të tjetërsuar pronën dhe për të dëmtuar bizneset e zonës, me qëllim përfitimin e pronës së tyre.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bypass i radhimes proteste ne radhime bypass i radhimes proteste ne radhime

Sondazh

Poll