Aktualitet

Gazetarja Alba Kepi ngre pyetjen: Pse Shqipëria s’ka ambasador në Vatikan?

27 Nëntor 2021, 12:55 Nga DOSJA
Gazetarja Alba Kepi ngre pyetjen: Pse Shqipëria s’ka ambasador

TIRANË– Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi ka risjellë faktin që Shqipëria prej 11 vitesh nuk përfaqësohet nga një diplomat në selinë e Shenjtë në Vatikan. Me anë të një postimi në Facebook, Kepi shkruan se Majlinda Dodaj është e ngarkuar me punë, por jo e emëruar si ambasadore. Teksa analizon historinë e përfaqësimit tonë në Selinë e Shenjtë, gazetarja ngre pyetjen se përse ende nuk ka një të emëruar.

POSTIMI I PLOTË:

Mbi 11 vite Shqipëria pa ambasador në Vatikan! Sot mbushën 30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e Selisë së Shenjtë, Vatikan. Sipas dokumentave diplomatike prej më shumë se një dekadë Shqipëria nuk ka një ambasador të emëruar në shtetin e Vatikanit. Prej datës 7 qershor 2010 e deri sot, Shqipëria ka emëruar të ngarkuar me punë në Vatikan zonjën Majlinda Dodaj, me një ndërprerje te shkurtër pak a shumë 1-vjeçare, kur këtë detyrë e mori shkrimtari i nderuar Visar Zhiti. Zonja Dodaj mund të jetë një nëpunëse mjaft e mirë o jo, kjo i mbetet përgjegjësi autoriteteve të Ministrisë së Jashtme, politikës, opozitës, parlamentit,Komisioneve Kushtetuese e Çështjeve të Jashtme, presidentit të Republikës e çdo organizimi që ka marrë në “patronaxh” referemin e sistemit shtetëror shqiptar. Por deri në këtë hipotezë verifikimi (ndoshta nuk bëhet kurrë tezë) detyrimi civil ndaj qytetarëve shqiptarë mbetet; pse Shqipëria prej më shumë se 11 vitesh nuk ka një ambasador të emëruar në Vatikan? E ndërsa dëgjoja fjalën e kryeministrit shqiptar sot në selinë e shenjtë, në nderim të kësaj date përkujtimore raporti diplomatik, nuk e di pse më erdhi ndërmend, shprehja e huazuar dhe nga Parlemtari Europian; E gjitha është për të dalë të larë, jo për t’u lagur.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alba kepi ambasador shqiptar ne vatikan vatikan alba kepi ambasador shqiptar ne vatikan vatikan

Sondazh

Poll