Aktualitet

Dhunohet monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë, vidhen për skrap pllakat metalike

27 Nëntor 2021, 12:12 Nga DOSJA
Dhunohet monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë, vidhen për

TIRANË– Monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë është ‘rrjepur’ nga hajdutët. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, tek monumenti janë çmontuar dhe vjedhur pllakat e metalit për t’i shitur për skrap.

Ndërkohë që nesër, vendi festoon 109-vjetorin e Pavarësisë duket se persona të papërgjegjshëm kanë zgjedhur që t’iu dëmtojnë monumentet në vend që t’i nderojnë. Por po ashtu, askush nuk e ka vënë në re përdhosjen e bërë nga organet kompetente, duke e lënë në harresë dhe të pakuruar.

Monumenti i Pavarësisë, nga i ndërtuar arkitektët Visar Obrija dhe Kai Kiklas, u vendos në parkun “Rinia” në vitin 2012, vit që edhe shënoi pavarësinë 1 shekullore të vendit tonë. Në të janë gdhendur të gjithë emrat e firmëtarëve të deklaratës së pavarësisë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet monumenti i pavarësisë tirane monumenti i pavarësisë tirane

Sondazh

Poll